Hapni sytë, ndodheni brenda vilës 35 milionë Euro të familjes Beckham!

Shumë familje me fëmijë të vegjël nuk do t’i preferonin divanet ngjyrë kremi në shtëpitë e tyre, por kjo nuk përbën asnjë problem për Victoria Beckham, nënë e katër fëmijëve, fanse e dekoreve elegante. Bashkëshortja e ish-futbollistit të famshëm David Beckham, poston vazhdimisht foto në llogarinë e saj në Instagram të vilës 35 milionë Euro në Londër, të cilën e ndan me David, 6 vjeçaren Harper, Romeo, 12 vjeç, Cruz, 15 vjeç, dhe Brooklyn, 18 vjeç. Sipas “Top Channel”, video më e fundit e publikuar në Instagramin e Victorias, tregon Cruz duke përgatitur petulla në kuzhinën ku mbizotëron ngjyra e zezë, ndërsa në sfond dallohet një ekspres kafeje prej 2,700 paund. Ndërkohë disa foto të tjera tregojnë një vatër zjarri mermeri, si dhe fëmijët Beckham duke luajtur në një tendë në kopshtin e tyre me drita. Një familje e mrekullueshme apo jo?!