“Hapja kanale dhe rrethoja toka me gardh”, këngëtari shqiptar zbulon punët e para në Greqi
Ditën e djeshme, këngëtari i njohur Gena ishte i ftuar në emisionin “E Diell’, ku rrëfeu disa të pathëna nga jeta e tij.
Teksa po promovonte këngën e tij më të re, Gena kujtoi edhe kohën kur emigroi në Greqi.
“Në vitin 1997 kam ikur për herë të parë në Greqi në mënyrë klandestine, sepse kam shoqëruar motrën. Kam qëndruar pak kohë në vendin fqinj se duhej të kthehesha në Teatrin ‘Andon Zako Çajupi’ në Korçë, sepse isha profesionist aty”, rrëfen Gena.
Gjithashtu këngëtari ka zbuluar edhe punë që ka bërë atje: “Gjatë qëndrimit tim në Greqi u detyrova të bëja disa punë që nuk i kisha bërë asnjëherë. Puna ime e pare, sepse edhe gjuhën s’e dija mirë, ka qenë hapja e kanaleve. Mirëpo edhe kjo e ka një histori”.
Ndërkohë me humor ai kujton: “Pronari grek thoshte se duhet ta gërmoja lehtë në sipërfaqje, por unë duke mos kuptuar gjuhën, i rashë më forcë tubit dhe e gjithë zona u përmbyt me ujë”.