Hapi komentet për 24 orë, Renato Mekolli ndeshet me një sërë reagimesh nga ndjekësit e ‘Hell’s Kitchen 2’

‘Hell’s Kitchen’ ka nisur rrugëtimin e tij prej dy javësh në ekranin e ‘Top Channel’. Në nisje të tij shefi i kuzhinës, Renato Mekolli lajmëroi të gjithë fansat se do t’i mbyllte komentet në llogarinë e tij në ‘Instagram’ sepse marrëdhënia e tij me publikun ishte 3 muaj urrejtje dhe 9 muaj dashuri. Megjithatë duket se ndjekësit nuk kanë mundur të qëndrojnë pa reaguar, ndaj Renato ka vendosur t’i lejojë sërish të komentojnë deri të premten e javës tjetër, pasi puntata e radhës sipas tij do i bëjë ta ‘urrejnë’ sërish.

“Komentoni çfarë të doni, i keni hapur për 24 orë se të premten do shokoheni dhe më duhet t’i mbyll përsëri komentet”, ka shkruar Mekolli krah videos ku janë përmbledhur situatat më delikate të puntatës që lamë pas këtë të premte. Edhe reagimet e ndjekësve të Renatos kanë qenë të menjëhershme, duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me sjelljen e shefit në kuzhinë. Nga ana tjetër, Mekolli nuk ka hezituar t’i përgjigjet disa prej tyre duke treguar si çdo herë tjetër transparencën dhe lirshmërinë e tij.

Për më shumë mund të shikoni videon më poshtë: /revistawho.com