Halsey dhe G-Eazy ndahen përfundimisht!
Këtë herë është përfundimtare! Halsey dhe G-Eazy i dhanë fund njëherë e mirë lidhjes. Dy muaj pasi u rilidhën pas ndarjes së shkurtër gjatë verës, këngëtarja 24-vjeçare dhe reperi 29-vjeçar vendosën që të ndaheshin përfundimisht. Pas vendimit, çifti nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në mediat sociale. “Lidhja ka marrë fund sërish. Ai po festonte gjatë fundjavës dhe i rrethuar nga vajzat. Nuk i interesonte se kush e shikonte”, tha një burim për “People”.
Çifti nisi lidhjen gjatë verës së 2017-ës dhe Halsey konfirmoi në korrik të këtij viti se ishin ndarë për t’u përqendruar në karrierën e tyre. Më pak se dy muaj më vonë, të dy konfirmuan se ishin kthyer së bashku duke postuar një selfie, shkruan Express. G-Eazy është përfshirë në shumë telashe ligjore pasi është dënuar për sulme, posedim droge dhe rezistencë ndaj arrestimit pas një grindjeje në një klub nate në Suedi. Ai i shpëtoi burgut, por u urdhërua të paguante një gjobë prej 9,000 dollarësh dhe rreth 850 dollarë viktimës së sulmit, që ishte i punësuar në një club nate në Stokholm.