“Hall me qenë shok, hall me qenë armik i Fifit”/ Pas disa ditësh të distancuar nga njëri-tjetri, Iliri flet me këngëtaren: Nuk e dija që ti ishe…
Iliri dhe Fifi patën një debat mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Këngëtarja është distancuar prej pak kohësh nga balerini, me të cilin nuk komunikon shumë.
Një ndër arsyet është fakti se në shtëpi po krijoheshin dy grupe: ai i Donaldit dhe ai i Ilirit. Fifi tha në atë kohë se ajo nuk i përket asnjërit prej këtyre grupeve dhe se do të luajë vetëm.
Pas spektaklit të natës së djeshme, Iliri dhe Fifi kanë diskutuar për raportin mes tyre në oborr. Balerini i tha Fifit se nuk ishte e nevojshme që ajo të distancohej nëse nuk donte të ishte pjesë e banorëve me të cilët ai pëlqen më shumë të qëndrojë aty brenda. Por nga ana tjetër, Fifi tha se i duhej kohë që të shikonte lojën e saj dhe se nuk e kishte personalisht me Ilirin.
Iliri: Unë kam parë reagimin tënd, zgjedhjen tënde përsa i përket Arditit që e kishe shok. Thash ‘qyqa none, ça boni vaki këtu?!’. Hall me qen shok, hall me qen armik i Fifit në thonjëza.
Fifi: Doja Granitin mrena, pse s’më kuptoni?
Iliri: Nuk të kuptoj o Fif, se është njëlloj si t’ja bëj unë Sabianit.
Fifi: Nuk është njejtë.
Iliri: Është e njëjtë.
Fifi: Jo, nuk është e njëjtë. Sikur ti që e ke njoft Sabianin mrena, edhe unë e kam njoft Sabianin mrena dhe e du atë mrena.
Iliri: Këtu e dhjetë vjet e gjashtë vjet, janë formu grupe dhe është natyrale që të krijohet shoqnia. Shoqnia ime këtu brenda ka nis nga 0 me të gjithë ju. Unë dhe Kledi jemi personat e vetëm këtu brenda që nuk njifnim asnji nga ju këtu. Nuk e dinim kush ishit ju. Nuk e dija që ti ishe një super këngëtare. Për ndonjë tjetër mund të kem pasur dijeni çfarë zanati bën, por jo se e kam njoft. Prandaj nuk të kam ngacmum këto ditë, se ke nevojë të përcaktosh disa gjona.
Fifi: Nuk kam nevojë me përcaktu gjë hiç.
Iliri: Ke.
Fifi: Që në krah të kujt jam?
Iliri: Jo, jo. Ti ke dasht me pa ça do bëja unë dhe ça bëri Iliri që e ke lënë në distancë këto javë?
Fifi: Je tu u kap me fjalë. Unë të thash që kam dasht me u distancu sepse më ka ngel hatri. 1, 2, 3, 4 sene dhe ti kallxova senet.
Iliri: Po mirë, po mu s’duhet të më ngeli hatri kur një dikush që i kam nejt afër, e kam këshillu, me orë të tëra…
Fifi: Mjerët ata që e kanë harru?
Iliri: Ajo është shprehje, nuk është për ty. Në qoftë se ti e ndjen që më ke braktis mu atëherë shprehja të përket.
Fifi: S’të kam braktis, prapë kam ardh të kam pyt ‘a hongre, a pive?’.
Iliri: Atëherë shprehja nuk të përket ty, nëse nuk e ndjen brenda këtë gjë.
Fifi: E thua ti shoku jem.
Iliri: Po unë nuk jam shoku jot se më ke distancuar gjithë këtë kohë.
Fifi: Ç’lidhje ka? Çdo here në jetë ndodh që ti me u mërzit me dikon edhe ti e shmang pak për me kqyr çfarë munet me ndodh.
Iliri: Po ti si e percepton shoqërinë? Duke i ndejt në distancë shokut, apo duke… A të ka ngel hatri për gardhin? Pse nuk erdhe? Unë do të ta shpjegoja siç ta shpjegova tani. Është shumë e thjeshtë Fif.
Fifi: Mendova që do ma shpjegoje ndryshe punën e gardhit.
Iliri: Jo, është thjesht te ndjesia.
Fifi: Edhe unë s’ndihesha gati me ardh me diskutu.
Iliri: Po ça doje të shihje nga unë?
Fifi: Veten doja me pa.
Iliri: Po ti sapo më the doja të të shikoja ty.
Fifi: Ti s’po më lë me fol.