“Hala ta kërcas për besë”, Albërije Hadërgjonaj një nënë tipike shqiptare, ‘kërcënon’ të bijën publikisht
Albërije Hadërgjonaj ka treguar hapur se aty ku duhet, është një nënë tipike shqiptare. Ndërsa e bija e saj, Anxhelina ka ndarë një status që ka të bëjë me marrëdhënien mes bijës dhe nënës, menjëherë ka ardhur dhe reagimi i Albërijes.
“Problemet e mia me besimin filluan kur mamaja më thonte: ‘Hajde këtu, nuk do të të godas’”– shkruan Anxhelina Hadërgjonaj në një postim në rrjete sociale.
Nga ana tjetër, nuk ka munguar një replikë nga nëna e saj, e cila e bën të qartë se është e gatshme për ndëshkime, aty ku duhet: “Ahhh besa hala ta kërcas nga iher”
Vajza e saj ka ndarë reagimin e të ëmës, teksa e ka shoqëruar me një emoji të qeshure me lot dhe një deklaratë dashurie: “Të dua”.