Hakerat dekonspirojnë edhe SHISH, nxjerrin listën me emra dhe adresat e emailit të rreth 600 punonjësve
Hakerat iranianë kanë publikuar dje të dhënat e punonjësve të Shërbimit Informativ Shqiptar.
Pjesë e të dhënave janë emrat, email-et dhe numrat e telefonit të rreth 600 punonjësve.
Ky nuk është rasti i parë që hakerat iranianë publikojnë të dhëna për shtetasit shqiptarë, pasi deri tani janë publikuar të dhëna në lidhje me pagën, targat e makinave dhe së fundmi edhe të dhëna në lidhje me kryeministrin Edi Rama dhe udhëtimet e tij jashtë vendit me avionë charter.