Hajdutët i hynë në shtëpi, Xheni e “Big Brother” i mallkon me vdekje
Ish-banorja e “Big Brother”, Xheni Mhillaj ka rënë pre e grabitjes. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në shtëpinë e saj duke i vjedhur gjërat me vlerë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xheni nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku shprehet e shqetësuar për këtë bastisje.
“Një njeri normal çohet në mëngjes dhe ik në punë për të fituar para. Pastaj janë ata që ju mjafton të hynë në shtëpinë tënde (ashtu si më ndodhi mua sot), ose të të tjerëve për të marrë lekët që t’i i ke fituar me djersë. Vdekshin Ishallah”, shkruan ish-banorja, sipas Ëho. Pas largimit nga Shqipëria, Xheni shkoi pranë familjes së saj në Itali.