“Hajdutët do të ndëshkohen!” Ronela Hajati reagon pasi ‘vodhi’ tekstin e ‘Alo’: Agimin e kam mik, leje i mora Luan Zhegut e Osman Mulës

E kontaktuar nga Dosja.al në rrjetin social Instagram, Ronela Hajati tha se për pjesën e tekstit që ka marrë nga kjo këngë, ka kërkuar leje nga Luan Zhegu dhe Osman Mula dhe ka marrë konfirmim prej tyre.

Këngëtarja Ronela Hajati ka pranuar se nuk ka marrë leje për tekstin e këngës “A do të vish” nga tekstshkruesi Agim Doçi, duke u mjaftur me miqësonë që pretednon se ka me këtë të fundit.

E kontaktuar nga Dosja.al në rrjetin social Instagram, Ronela Hajati tha se për pjesën e tekstit që ka marrë nga kjo këngë, ka kërkuar leje nga Luan Zhegu dhe Osman Mula dhe ka marrë konfirmim prej tyre.

Kërcënimit të Doçit për tu përballur në Gjykatë, Hajati iu përgjigj me fjalët: Agimin e kemi mik, s’ka lidhje këtu për Gjykatë!

“Me thënë të drejtën i ka kërkuar leje Luanit dhe Osman Mulës dhe kam marrë konfirmim…Agimin e kemi mik, s’ka lidhje këtu për Gjykatë! Qofshi mirë,”– tha Hajati ndër të tjera.

Në një komunikim për Dosja.al, Agim Doçi u tregua mjaft i prerë kur tha se ‘hajdutët do të ndëshkohen’, duke paralajmëruar një padi në gjykatë për të drejtat e autorit për tekstin e kësaj kënge.

“Hajdutët do ndeshkohen pa tjeter. Muzika: OSMAN MULA. TEXTI: AGIM DOÇI. INTERPRETUES: LUAN ZHEGU. ÇMIMI II VITI 1987 NË FEST,”– shkroi Doçi në një komunikim via whatsapp me Dosja.al.

Ç’pritet të ndodhë tani?

(F.m/Dosja.al)