
Hajde dhuratë hajde! Dafina nuk kursehet për ditëlindjen e Dj Geek
Dj Geek festoi dje ditëlindjen dhe Dafina përpos urimit publik që i bëri, e ka surprizuar edhe me një dhuratë të kushtueshme.
Dhuratën e ka zbuluar vetë Dj Geek me një postim në Instastory. Ai ka publikuar një video ku Dafina shihet duke i vendosur një varëse floriri në qafë.
“Të dua shumë o shpirt”, ka shkruar Dj. “Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time! Dj dhe shoku im i ngushtë”, ishte urimi i Dafit.