Hailey Bieber flet për komentet negative për martesën e saj me Justin Bieber

Duket se që në fillim të romancës së saj me këngëtarin Justin Bieber, dyshja e famshme është përballur me jo pak negativitet, sipas modeles, pikërisht nga njerëzit që nuk besonin në dashurinë e tyre.

Në një intervistë të fundi për “W Magazine”, Hailey foli për gjithë urrejtjen që ata kanë marrë edhe pse kjo nuk ishte diçka me të cilën ajo u mësua me kalimin e viteve.

“Njerëzit më kanë bërë të ndihem shumë keq për marrëdhënien time që nga dita e parë. “Oh, ata kanë krizë në çift. Ata e urrejnë njëri-tjetrin. Ata po divorcohen.” Duket sikur njerëzit nuk duan ta besojnë se ne jemi të lumtur,” tha ajo për revistën. Modelja shtoi se shpesh përpiqej që ta mbante veten larg kësaj qasjeje të njerëzve, por në fund ka vendosur që të dorëzohet, duke hequr dorë nga fakti se të tilla gjëra të shprehura nga njerëzit janë normale dhe të pranueshme.

“Unë përpiqesha të veproja sikur kjo gjë më lëndonte gjithnjë e më pak,” vazhdoi ajo. “Jam përpjekur të mësohem me këtë negativitet të njerëzve, deri në një moment të caktuar, pikërisht kur e kuptova që këto deklarata vërtet ndikonin tek unë dhe më shqetësonin jo pak,” shtoi Bieber.

Justin dhe Hailey u fejuan në vitin 2018 dhe u martuan në të njëjtin vit në një ceremoni intime. Një vit më pas, të dy organizuan një ceremoni të dytë dasme ku ishin të ftuar shumë personazhe të famshëm.

Tashmë, çifti është në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Hailey foli gjithashtu edhe për shtatzëninë e saj dhe përpjekjen për të mbajtur të fshehtë nga e gjithë bota.

“Mund ta fshihja deri në fund. Më dukej sikur po fshihja një sekret të madh dhe nuk u ndjeva mirë. Doja lirinë që të dilja dhe të jetoja jetën time”, përfundoi ajo.

Anabelmagazine