Habit Shpat Kasapi: Kam shitur kokoshka në rrugë!

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi pak kohë më parë është bërë baba. Në një intervistë per Ora News ai ka treguar edhe për femijërinë e tij, duke mos ngurruar të tregojë se ka shitur edhe kokoshka.

“Nga mosha 7-8 vjeçare, kam shitur kokoshka. Isha shumë i lumtur me veten sepse po fitoja lekë. Fitoja shumë lekë atëherë, tani ato mund të jenë 20-30 euro në ditë”– tha Shpati.

Tani ai është një ndër këngëtarët më të preferuar të publikut.