HABIT Robbie Williams: Më mirë të ha mandarina sesa të bëj seks me gruan time!

Këngëtari i njohur Robbie Williams ka bërë një deklaratë të papritur që ka tërhequr vëmendjen e fansave të tij dhe jo vetëm. Ai ka treguar se dëshira seksuale me gruan e tij nuk është më e njejta si më parë. Çifti pranoi në një intervistë të përbashkët me bashkëshorten e tij prej 13 vitesh, Ida Field, se nuk kanë më jetë dashurie, shkruan The Sun.

“Me mungon kjo. Ishte një periudhë e bukur. Megjithatë, ndonjëherë tani Aida do të kthehet nga unë në divan dhe do të thotë, “duhet të bëjmë seks”, dhe unë më mirë preferoj të ha mandarina dhe thjesht ngre supet. Seksi gjatë asaj kohe ishte i mahnitshëm, por për shkak të problemeve të varësisë, më duhej të ndaloja marrjen e tyre,” tha ai.

Ai ia ka atribuar mungesën e dëshirës seksuale faktit se ndaloi marrjen e pilulave të testosteronit pasi iu desh t’i hiqte ato sepse përkeqësuan gjendjen e tij emocionale.