Habit Megan Fox, aktorja rrëfen se vuan nga ky çrregullim i shëndetit mendor…

Së fundmi Megan Fox ka vendosur që të flasë në lidhje me problemet e saj. Të gjithë e njohin Megan-in si një nga femrat më të bukura dhe më perfekte pasi gjithmonë ajo ka qenë në qendër të vëmendjes për pamjen e saj tërheqëse. Por ajo së fundmi ka folur në lidhje me problemet e saj shëndetësore, konkretisht në lidhje me dismorfinë e trupit.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘GQ’ së bashku me parntnerin e saj Machine Gun Kelly ajo e ka zbuluar vetë se ka dismorfinë e trupit. Bukuroshja ka thënë se:

Kam shumë pasiguri të thella.

Dismorfia e trupit është një çrregullim i shëndetit mendor në të cilin nuk mund të ndaloni së menduari për një ose më shumë defekte ose të meta të perceptuara në pamjen tuaj, kjo ka lidhje edhe me një të metë që duket e vogël ose nuk mund të shihet nga të tjerët. Ata që kanë dismorfinë e trupit madje mund të ndihen aq të zënë ngushtë, të turpëruar dhe të shqetësuar saqë mund të shmangin shumë situata shoqërore.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Megan Fox (@meganfox)

Fox nuk hyri në detaje rreth dismorfisë së trupit të saj, por i dashuri i saj, reperi Machine Gun Kelly gjithashtu foli për çështjet e tij. Ai konfirmoi se ka çrregullim të stresit post-traumatik nga edukimi i tij i vështirë dhe problemet e tij të drogës.

Machine Gun Kelly është shprehur se Meghan-i është përpjekur që ta bëjë që të hapet më shumë për fansat e tij në lidhje me çështjet e tij. Ai ka treguar se ka një respekt maksimal për të dashurën e tij dhe ka vazhduar duke thënë se:

Ajo më ka ndihmuar të kuptoj se nuk mund ta varrosësh traumën tënde. Askush nuk di asgjë për mua. Ata nuk e dinë sa thellë ajo vrimë lepuri shkon deri në fëmijërinë time dhe me gjithçka që trupi im ka ruajtur në vetvete.

Top Albania Radio