
Habit Kim Kardashian, s’i lë vend imagjinatës me fustanin e dizenjuar nga i shoqi
Kim Kardashian di se si të jetë në qendër të vëmendjes. Ajo është e njohur për veshjet e hapura që tregojnë format e saj, mirëpo këtë herë ka kaluar çdo pritshmëri. Kim ka veshur një fustan të zi me prerje në pjesën gjoksit si dhe në pjesën e kofshës dhe e kishte kombinuar atë me një palë taka të larta, që mendohen të jenë dizenjuar nga bashkëshorti i saj, Kanye West, shkruan Who. Gjithashtu duhet të përmendim se modeli është inspiruar nga një veshje pasarele e viteve ’98. Edhe pse dukej e mrekullueshme me format e saj, veshja e Kim është cilësuar si shumë e guximshme.