Habit Karamuço: Një KRYETAR Bashkie në jug konsumon KOKAINË

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, foli sot për shifra alarmante mbi rritjen e kërkesës për përdorimin e drogërave të ndryshme në Shqipëri.

Ai u shpreh se kërkesa është rritur me rreth 40- 50 përqind dhe të rrezikuarit kryesorë janë shkollat, por edhe administrata publike.

“Është rritur shumë numri i përdoruesve që arrestohen, nga 17 deri në 21 vjeç’, sepse ata nuk e projektojnë veten për të qenë shpërndarës, por ngelen debitorë”, tha Karamuço.

Ndër të tjera ai bëri një deklaratë të fortë gjatë një interviste në “ABC News”, duke thënë se një kryetar Bashkie në jug të vendit është përdorues droge, kokainë. Sippas tij kryebashkiaku “anonim” ka krijuar shqetësime emocionale të personalitetit, të cilat janë verifikuar dhe nga vartësit e tij’ ndaj bën thirrje që të merren masa për administratën shtetërore.