Habit influenceri Andrew Tate: “Anulova një takim me një vajzë sepse doja ta kaloja kohë me qenin tim…”!
Influenceri i njohur, Andrew Tate bëri së fundmi një deklaratë befasuese përmes një postimi në X ku deklaroi se kishte anuluar një takim me një vajzë pasi donte të kalonte kohë me qenin e tij. Bashkangjitur këtij postimi, publikoi edhe një video ku qëndronte ulur në divan dhe kalonte kohë me qenin.
Anulova një takim me një vajzë pasi doja të kaloja kohë me qenin tim dhe ajo mendoi se po gjeja justifikime. Nuk është e vërtetë. Me qejfin më të madh do të dilja në takim me të. Por a jam gabim që dua të çmojë qenin tim para një vajzë që as nuk e kam takuar kurrë? Nuk më intereson të dalë me ty, thjesht prit!
Kujtojmë se në muajin mars Tate dhe vëllai i tij Tristan u arrestuan sërish në Bukuresht të Rumanisë për shkak të akuzave të reja për dhunë seksuale dhe u liruan nga paraburgimi për t’u mbrojtur. Arrestimi i tij kishte zgjuar vëmendjen e medieve të shumta botërore.
Vëllezërit u akuzuan për agresion seksual, me rastet e përmendura në dosjen hetimore që datojnë në periudhën midis 2012 dhe 2015. Atyre iu dorëzua një urdhërarrest i lëshuar nga Gjykata e Magjistraturës Westminster. Dyshja mohuan të gjitha akuzat kundër tyre, ndërsa përfaqësuesit ligjorë thanë se ishin plotësisht të përkushtuar për të rrëzuar këto akuza me vendosmëri të palëkundur. Vëllezërit Tate po përballen me akuza për përdhunim dhe trafikim njerëzor edhe në Rumani.
Ata qëndruan për një kohë të gjatë në burg e më vonë në arrest shtëpie, pasi u ndaluan në dhjetor 2022. Ata u akuzuan, së bashku me dy gra rumune, që akuzohen si pjesë e grupit të dyshuar të krimit të organizuar. Pretendohet se dy vëllezërit dhe dy gra rumune formuan një grup në vitin 2021, për të kryer trafikim njerëzor në Rumani dhe vende të tjera, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Tate ia doli që në gusht 2023 të lirohej nga arresti shtëpiak, ndërsa vëllezërve iu lejua të udhëtonin kudo brenda Rumanisë, por nuk mund të largoheshin nga vendi.