Gwyneth Paltrow pushime në Meksikë me të dashurin e ri

Gwyneth-Paltrow-2

Aktorja amerikane Gwyneth Paltrow është fotografuar së fundmi me të dashurin e ri në plazhin e Cabo San Lucas në Meksikë. Ylli i “Iron Man”, u fotografua pranë partnerit aktual, Brad Falchuk, pranë të cilit dukej shumë e lumtur. Ata duken një çift simpatik dhe mjaft në formë pranë njëri-tjetrit. Edhe pse ka nisur këtë lidhje të re romantike, Paltrow ruan ende miqësinë me ish-burrin e saj, artistin e grupit “Coldplay”, Chriss Martin. Nga martesa e tyre e komentuar nga mediat, ata kanë dy fëmijë, Apple dhe Moses.