Guxon Fjoralba Ponari, bëhet kokëkuqe? Ja pamja e re e moderatores, nuk do ta njihni
Moderatorja Fjoralba Ponari ka zgjedhur të ndryshojë ‘look’ dhe këtë e ka treguar në postimin e fundit ku shfaqet me flokë në ngjyrë karrotë.
Flokët të cilat me siguri janë paruke, janë shumë të gjata, ndryshe nga sa jemi mësuar tja shikojmë dhe duhet thënë se i shkojnë shumë.
Nuk dihet nëse ky është një ndryshim i përkohshëm apo Fjoralba do të zgjedhe këtë ‘look’ edhe në sezonin e ri televiziv, por kjo mbetet për t’u parë në javët në vazhdim.
Kujtojmë se Ponari ka treguar se do të vazhdojë të jetë pjesë e ekranit edhe pas projekteve apo impenjimeve të shumta të muzikë. Duke u ndalur te muzika kujtojmë se së shpejti ajo do sjellë një projekt muzikor të punuar nga labeli kosovar ‘Pint’.
(A.B)/Dosja.al