Guljem Radoja në gjendje të rëndë në Reanimacion/ Mesazhi prekës i Gentian Zenelajt: Forca profesori im energjik. Mos u dorëzo!
Aktori i njohur i skenës shqiptare, Guljem Radoja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Reanimacionin e Spitalit të Durrësit.
Një reagim ka ardhur sot nga aktori Gentian Zenelaj, i cili i jep kurajë profesorit të tij që të mos dorëzohet në këtë betejë. “Forca mik i dashur…Forca profesori im energjik. Mos u dorëzo Guljem Radoja. Lutjet tona janë me ty. Shërim sa më të shpejtë”, shkruan Zenelaj në “Instagram”.
Radoja ka luajtur më shumë se 30 role në kinematografi. Për meritat e tij artistike Guljelm Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.