Grupi i njohur suedez sjell versionin rock të “Xhamadani Vija Vija”

Grupi i njohur suedez, “MadMan’s Choice” ka publikuar ditën e djeshme një projekt të veçantë muzikor, një “remake” të këngës së njohur shqiptare “Xhamadani Vija Vija”.

“Dy vjet më parë ne ishim të ftuar të performojmë në “Hardh Fest” në Rahovec, Kosovë. Para koncertit vendosëm të provonim një këngë shqiptare si një dhuratë për publikun. Përgjigja ishte jashtë kësaj bote. Kjo çoi në disa bashkëpunime me Bujar Berishën, Florent Boshnjakun dhe Berat Keqekolla. Kështu që ideja për të bërë një video për këngën “Xhamadani”, erdhi natyrshëm. Sapo ta kalojmë këtë situatë Covid-19 ne shpresojmë që njerëzit e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm si një nga të drejtat themelore të njeriut”, shkruan grupi në kanalin e tyre në Youtube.

Më poshtë mund të ndinqni versionin e grupit për këngën shqëiptare. /Prive.al