Grupi i njohur solli një “remake” të këngës “Dimëroj” dhe e adhuruam!

“Dimëroj” është një nga këngët më të suksesshme të Ardit Gjebreas. Vitet kalojnë dhe kënga vazhdon të mbetet një prej më të pëlqyerave. Fiks si ajo vera, që vitet e bëjnë më të mirë. Së fundmi ka ardhur një surprizë me këtë këngë.

Grupi i njohur “Offchestra” ka bërë një “remake” të këngës “Dimëroj”, duke na risjellë një atmosferë që na kishte munguar. Teksa vokalisti i grupit ka zbuluar arsyen e zgjedhjes së kësaj kënge, në fakt ka qenë krej rastësisht, mes dëshirës për të risjellë një këngë të vjetër të pëlqyer. Ka qenë bashkëshortja e tij që i ka sugjeruar Ardit Gjebrean dhe më pas “Dimëroj” ka “goditur” menjëherë. Dhe në fakt ka goditur në shenjë vërtet.