Grupi i njohur i jetës së natës së kryeqytetit është rikthyer pas 2 viteve me një tjetër projekt muzikor.

“Unë po vdes për ty” është kënga që ka bërë bashkë sërish Marselin, Entelën, Vaninën dhe Frensin, të cilët i këndojnë dashurisë dhe “fiksimit” me ritëm dhe plot ngjyra.

Ndryshe nga klipet e tjera të tyre, “Unë vdes për ty” vjen me ndryshime në look edhe në skena duke sjellë një tjetër atmosferë verore që do të na shoqërojë përgjatë stinës së nxehtë dhe jo vetëm.

Kënga është krijim i Edlir Begollit dhe me tekst të Marselit… dhe nëse keni dikë për të cilin/cilën mezi ju zë gjumi natën, kjo është kënga e duhur per ju.