Gruas së Elvis Pupës i ndodh e papritura në Tajlandë, “dhunohet” nga…
Aktori i njohur i humorit Elvis Pupa dhe bashkëshortja e tij, Belina, ndodhet në Tajlandë ku po kalojnë disa ditë pushime. Pupa ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social “Instagram”, foto e video të ndryshme nga pushimet, ku duket qartë se po kënaqet. Sot, aktori ka zbuluar se së bashku me gruan ka shkuar të vizitojë kafshët. Elvisi ka publikuar një video ku në të shfaqet Belina duke përkëdhelur tigrin e shtrirë përtokë. Por mesa duket tigri bezdiset nga përkëdhelja e saj dhe e largon atë duke e qëlluar me bisht, veprim i cili e ka trembur bashkëshorten e aktorit. “Hë mi…..? Se je mësuar me mua që s’vej dorë n’ty”, shkruan Pupa bashkëngjitur videos./Panorama Plus