Gruaja ukrainase i jep lekë ushtarit rus: Për lekë je këtu? Merri këto dhe ik!

Rusia dje nisi sul.met në Ukrainë në orët e para të mëngjesit. Të dyja palët patën të lënduar, sepse në një betejë nuk fiton askush, kur bëhet fjalë për jetë njerëzish.

Shumë qytetarë vrapuan të shpëtonin kokën dhe tentuan të largohen me çdo mënyrë nga vendi i tyre. Por kishte edhe nga ata që vendosën të përballeshin me rusët.

Pikërisht këtë gjë ka bërë një grua, e cila është filmuar duke i folur ashpër një ushtari rus. “Pse je këtu, ke nevojë për para? Merr sa të duash dhe largohu”, dëgjohet të thotë ajo në gjuhën e saj.

Por ushtari qëndron pa lëvizur dhe nuk reagon fare ndaj zonjës. Përmendin këtu se Putini ka planifikuar të pushtojë plotësisht Ukrainën, gjë që është konfirmuar edhe nga vendet perëndimore.

Rusët dje morën edhe Çernobilin dhe nuk dihet se si do të përfundojë kjo histori. Perëndimi ende nuk ka bërë një reagim të qartë, të paktën deri tani.

Priten zhvillime të tjera. Serbia, për shembull, ende nuk ka një qëndrim zyrtar për këtë që ka ndodhur në Ukrainë. Serbët kanë marrë 24 orë kohë për t’u deklaruar.