Gruaja u martua me piratin fαntazmë 300 vjeçar, tani i kërkon divorcin

Të gjithë e dimë se martesa është e vështirë dhe në kohën e sotme, rreth gjysma e tyre përfundon. Ky divorc, megjithatë, mund të jetë pak më i vështirë për t’u kuptuar se të tjerët.

Vitin e kaluar, Amanda Teague, e cila është 45 vjeçe, mendoi se po martohej me shpirtin e saj binjak të vërtetë, por martesa e tyre së shpejti do të marrë fund pasi ajo kërkon dίvorcin. Teague u martua me fαntazmën 300-vjeçare të një pirati të quajtur Jack.

Teague dhe Jack u takuan në vitin 2014 kur nëna e pesë fëmijëve ishte e lodhur duke u përpjekur të gjente një njeri të mirë. Ai me sa duket u shfaq në shtrat pranë saj dhe kaloi dy vjet duke u përpjekur ta shoqëronte. Por Teague, e cila është një medium, nuk donte të bënte marrëdhënie me një shpirt pa një angazhim të vërtetë.

Kjo përfundimisht çoi në vendimin e çiftit të pazakontë për t’u martuar vitin e kaluar me një martesë të madhe tradicionale. Sipas Teague, burri në fjalë – nëse mund të konsiderohet i tillë – ka flokë të zinj dhe duket të jetë me lëkurë të errët.

Gruaja irlandeze dhe burri i saj fantazmë u martuan në brigjet e Irlandës në një varkë, me një medium që ndihmoi për të marrë pëlqimin verbal të Jack. Mbi ujërat ndërkombëtare, kjo martesë do të konsiderohej e ligjshme dhe legjitime. Një prift shaman drejtoi dhe shërbeu dasmën.

Në fillim, gjithçka dukej mirë. Fëmijët e Teague ishin mendjehapur ndaj njerkut të tyre të ri dhe ajo dhe Jack po planifikonin të bashkautoronin një libër për të ndihmuar të tjerët të gjenin romanca shpirtërore. Ajo gjithashtu tha se mund ta ndjente praninë e tij, duke e lejuar atë ta prekte.

Por pas më pak se një viti lumturie martesore, Teague njoftoi në faqen e saj në Facebook se martesës së saj po i vinte fundi. Në statusin e saj duke shpallur vendimin, ajo paralajmëron të tjerët që të jenë të kujdesshëm.

Por, çfarë saktësisht çoi në fundin e kësaj martese? Teague thotë se vendimi i saj për t’u martuar me Jackin është diçka që ajo do të donte që të mos e kishte bërë kurrë. Ajo shprehet se lidhja e tyre filloi mrekullisht, por pas martesës, shëndeti i Teague filloi të përkeqësohej. Ajo filloi të pyeste veten nëse ai po ia merrte energjinë e jetës. Pra ajo kuptoi se ai ishte lidhur me të vetëm për ti marrë energjinë.

Dίvorci nuk është kurrë i lehtë – dhe ne vetëm mund të imagjinojmë se sa e vështirë është të përballesh kur bashkëshorti nuk është as nga ky planet!