Gruaja seksi i flet Jay-Z në prani të Beyonce, gjesti i këngëtares po bën xhiron në rrjet (VIDEO)
Mbrëmjen e djeshme, dy këngëtarët me famë botërore, Beyonce dhe Jay-Z, ishin për të parë finalen e NBA-së në Oakland, ku luanin Golden State Warriors dhe Toronto Raptors.
Por një video e shkurtër e këngëtares teksa bën një veprim ndaj një tjetër femre, po bën xhiron në rrjet.
Një grua seksi, e cila ishte ulur pranë Beyonce nisi ti thoshte diçka Jay-z. Në ato momente fytyra e këngëtares u shndërrua. Ndërkohë gruaja është identifikuar si Nicole Curran, bashkëshortja e pronarit të “Golden State Warriors”, Joe Lacob.
Në videon e publikuar në rrjet, duket se 37-vjeçarja me zor po e duronte gruan që e kishte pranë, që zgjatej e fliste me Jay-Z. Në një moment, këngëtarja lëviz pak nga vendi, si shenjë që ajo të largohej.
Lidhur me këtë gjest, menjëherë kanë nisur meme nga më të ndryshmet. “Unë do të zhdukesha nga toka nëse Beyonce do të dukej sikur do të më godiste”, shkruan dikush në “Twitter”.
“Beyonce është e inatosur, mos e prekni”, shkruan dikush tjetër.