Gruaja saudite thyen tabutë, e mbuluar me shami jep leksione për përdorimin e armëve
Mona Al-Khurais është duke ushtruar një profesion shumë të rrallë për gratë në Arabinë Saudite, atë të qenit trajnere qitje. Deri më tani ky sport dominohet nga meshkujt. Por Al-Khurais është ndryshe. Ajo zublon se i kishte dashur armët që në fëmijëri, kur babai i saj e mori për gjueti dhe e mësoi të gjuante. Mediat raportojnë se pesë vjet më parë, ajo e ktheu këtë hobi në një profesion, duke u trajnuar në Arabinë Saudite dhe jashtë vendit për t’u bërë një trajnere e licencuar e armëve të zjarrit. 36-vjeçarja tani punon në poligonin e qitjes Top Gun në Riad, me gjithnjë e më shumë gra që ndjekin mësimet e saj.
“Jam shumë e lumtur që praktikoj interesat dhe hobit e mia si trajnere dhe oficere sigurie. Shpresoj se mund të ndaj përvojat e mia me vajzat saudite, për t’i inkurajuar ato të hyjnë në këtë fushë të vështirë që më parë ishte e rezervuar vetëm për burrat,” tha ajo.
Khurais ishte mes ekspozuesve në ‘Saudi Falconry and Hunting’, një ekspozitë vjetore në Riad që shfaqet nga prodhuesit e armëve të gjuetisë. Ekspozuesit shfaqin pistoleta, pushkë, armë gjuetie, armë gjysmë automatike dhe pajisje gjuetie. Vizitorët me licencë mund të blejnë armët e ekspozuara. Qëndrimet ndaj grave kanë ndryshuar në mbretërinë konservatore, me gratë që shfrytëzojnë mundësitë e punës në profesione të ndryshme. Khurais, megjithatë, fillimisht u përball me probleme duke punuar në një mjedis të dominuar nga meshkujt.
“Vështirësia me të cilën përballem janë kritikat nga femrat, gjë që është befasuese sepse pres kundërshtim nga meshkujt”, tha ajo.
Ndërsa më shumë vajza dhe gra mësojnë të përdorin armët, Khurais shpreson se qëndrimet e tyre do të ndryshojnë dhe se ajo do të mund t’i frymëzojë ato. Khurais tregon se qëllimi i saj është që një ditë të mund të marrë pjesë në olimpiadë.
(i.d.Dosja.al)