Gruaja poston video tepër sensuale, Imobile bëhet “xheloz” për të

Periudha e izolimit të çiftit Imobile vazhdon të ekspozohet në rrjetet e tyre sociale, me sulmuesin e Lacios që luan video lojëra dhe gruan e tij Xhesikan që kënaqet me kërcime sensuale në “Tik Tok”.

Videot e postuara së fundmi nga dyshja i tregon ata teksa argëtohen me kushte karantine dhe ajo që bie më shumë në sy janë kërcimet tepër sensuale të 29 vjeçares italiane që nuk janë kaluar lehtë nga fansat e shumtë të saj.

Mirëpo, video e fundit ishte aq sensuale sa që e ka bërë xheloz Imobilen, sepse ai i ka kërkuar të ndalojë këto video. “Qetësohu me këto video Tik Tok,” i shkruan në komente ai.

View this post on Instagram

TikTok mania ormai 🤣

A post shared by jessica Melena (@jessicamelena) on