Gruaja me flokë deri te gjunjët refuzon t’i presë për shkak të “tersit”

Një grua me flokë të gjatë deri te gjunjët, i cili iu rrit gjatë shtatzënisë, refuzon t’i presë pasi beson se është ters.

Dobromira Kudryashova trembej se do t’i sillte fatkeqësi vetes dhe familjes së saj, një besëtytni ruse, vendi prej të cilit vjen dhe e reja, ku prerja e flokëve gjatë shtatzënisë shihet si ogur i keq, shkruan “Metro”.

Rënia e flokëve është normale gjatë shtatzënisë, por Dobromira u habit kur vuri re se flokët e saj po zgjateshin më shumë se zakonisht.

Prej kur ishte e vogël, Dobromira ka patur flokë të gjatë për shkak se adhuronte personazhin e serialit vizatimor japonez, “Sailor Moon”. Tani, në moshën 29-vjeçare, ajo renditet tek femrat me flokë të gjatë.

Femrat e familjes së saj kanë patur gjithashtu flokë të gjatë, ndërsa vajza e saj 6 vjeç ka tashmë flokë të gjatë gjer në bel. 29-vjeçarja është e martuar prej 9 vitesh dhe bashkëshorti i saj, Denis, e ka mbështetur gjithnjë për këtë karakteristikë të pamjes së saj pasi shpesh e ndihmon të shoqen për t’i krehur.

Pas lindjes së fëmijës tjetër në Shkurt 2019, flokët i Dobromira ishin zgjatur deri te kyçet e këmbëve. “Megjithatë majat ishin të holla dhe flokët nuk ishin të njëtrajtshëm, ndaj vendosja t’i prisja pak. Por parukierja e teproi pak dhe i preu deri te beli”, thotë ajo.

Ndonëse heqja e peshës së tyre e lehtësoi, Dobromira “ndihej më pak femërore” me flokë më të shkurtër, ndaj i rriti sërish./tvklan.al