“Gruaja më e mirë”- Bashkëshorti i Adelina Ismailit publikon foton intime, puthje romantike në…
Adelina Ismaili ka kaluar çaste romantike me bashkëshortin e saj, Val Krasniqin gjatë pushimeve në Prevallë, Prizren.
Bashkëshorti i saj ndau me ndjekësit një foto intime teksa çifti shkëmbenin puthje në xhakuzi.
“Falemiderit për fundjavën e bukur, gruaja më e mirë,”– shkroi ai krahas imazhit të ëmbël, që u shpërnda edhe nga Adelina Ismaili në Instagram.
“Dashuria ime,”- shkroi këngëtarja.
Çifti shoqërohej në pushime edhe nga djali i tyre, Uliks. Adelina Ismaili publikoi një foto me Uliks dhe bashkëshortin, ku dukeshin një familje shumë e lumtur.