“Gruaja ime, sa mirë që linde!” aktori turk ka shumë arsye për t’i uruar Shën Valentinin, Almeda Abazit

Almeda-Abazi-2

Almeda Abazi është një ndër vajzat më të bukura shqiptare, dhe sa për kuriozitet ajo paska lindur në ditën e dashurisë, më 14 shkurt. Një vit më parë jo pa qëllim, ish- MissShqipëria vendosi kurorë në ditën e Shën Valentinit, në ceremoninë e martesës me Tolgahan Sayisman. Dhe nuk do të mungonte një super urim në gjuhën turke nga aktori i famshëm i Turqisë, pikërisht në ditën më të veçantë të Almedës. “Më e pafajshmja, më e ëmbla, zemra e zemrës sime, më e bukura vajzë, …gruaja ime. Gëzuar ditëlindjen, sa mirë që linde! Shpresoj që Zoti të na japë sa më shumë përvjetore bashkë, rrugë të ëmbla ku të ecim bashkë, të kalojmë çdo sfidë të jetës duke mbajtur dorën e njëri-tjetrit duke bërë që çdo ditë e jona të jetë e paqtë dhe e lumtur. Të dua shumë, vërtet shumë!”, ka përfunduar urimi fantastik i Tolgahan-it, që n aka lënë pa fjalë me këto fjalë të bukura. Ndërkohë sipas mediave, Almeda Abazi do të jetë moderatorja e këtij edicioni të “Dancing with the stars”, që do të transmetohet në ekranin e “Vizion Plus”.