“Gruaja ime di çdo gjë”, Jakub zbulon me një foto raportin e tij me Afërditën
Në muajin qershor të vitit të kaluar Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj, Jakub Kindl, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Që prej atij momenti dyshja është parë të publikojë foto të ndryshme krah njëri-tjetrit, nga udhëtimet e shumta dhe koha e lirë së bashku. Së fundmi Kindl ka publikuar një foto në llogarinë e tij në ‘Instagram’ që me siguri do e gjejë veten çdo mashkull i sapomartuar.
“Nuk kam nevojë për ‘Google’, gruaja ime di çdo gjë”, shkruhet në filxhanin që sportisti mban në dorë dhe bashkangjitur saj ka konfirmuar këtë gjë.
Me këtë detaj Jakub na tregoi diçka më shumë rreth marrëdhënies së tij me bukuroshen shqiptare. Kujtojmë se dyshja nuk nguron asnjëherë të tregojë me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale dashurinë ndaj njëri-tjetrit./revistawho.com