Gruaja e Kledit, pas kalvarit me sëmundjen e djalit: “Jam krenare për ty vetja ime”

“Jam krenare për ty”, këto janë fjalët e ëmbla që Charlotte Lazzari, bashkëshortja e Kledi Kadiut ka dashur t’i drejtojë vetes, sepse ka mundur të përballojë me kurajo më shumë se një vit kalvar dhe forcë.

Në fakt, gruaja së bashku me bashkëshortin e saj Kledin u detyrua të jetonte mes spitaleve, diagnozave, trajtimeve, kujdesit intensiv për shkak të sëmυndjes së djalit të saj, Gabrielit.

Mami dhe babi nuk e kanë humbur kurrë shpresën dhe kanë patur gjithë dashurinë dhe guximin e mundshëm edhe pse ata e kanë pranuar se kanë jetuar “një kalvar të vërtetë”.

Sot, Charlotte ka vendosur t’i kushtojë fjalë ngushëllimi vetes, por edhe të gjithë nënave dhe baballarëve si ajo që po përjetojnë një situatë të ngjashme.

Ti nuk mendove se e meritoje, se ishe gati, se mund ta përballoje – fillon Charlotte – Sikur të shiheshe tani, do të habiteshe me nënën e jashtëzakonshme që je. Ke trajtuar çdo diagnozë, çdo qëndrim në spital, çdo fjalë me kaq shumë hir.

Jetove të paimagjinueshmen dhe disi gjete një arsye për të qenë mirënjohëse gjithmonë. (…) Po bën një punë të shkëlqyer dhe Gabriel e di këtë. Të dua.” Këtë letër ia shkrova vetes ndërsa prisja analizat e djalit tim – saktësoi më vonë Charlotte.