Grimierja transgjinore e VIP-ave rrëfehet pas ndërhyrjes së parë për ndryshimin e gjinisë: Jam djalë, por… askush s’më konkurron dot në feminitetin tim

Nuk është një emër i panjohur ai i personazhit Amber Candy, vajza transgjinore, e cila së fundi ka pushtuar të gjitha mediat online. Ajo ka realizuar setin e parë të fotove si modele, ku shfaqet seksi dhe më në formë se kurrë.

“Transformimin tim të parë, e kam nisur nga gjoksi, dhe ndjehem shumë mirë, aq sa mund të them se askush s’më konkurron dot në feminitetin tim”, tha Amber për “Panorama Plus”.

Amber ka ndarë me shikuesit edhe rezultatet e transformimit të saj, teksa së fundi ka njoftuar se po hap edhe një biznes (qendër estetike dhe dyqan veshjesh), duke u bërë kështu e para vajzë transgjinore në Shqipëri që prezantohet edhe si biznes woman. Prej vitesh, ajo ushtron profesionin e grimieres, ndërkohë që në fotot e saj, bie në sy jeta e luksit që bën, ku nuk mungojnë udhëtimet në të gjithë botën.

PO CILA ËSHTË HISTORIA E NJË GRIMIEREJE TË SUKSESSHME TRANSGJINORE, SI AMBER?

Prej 15 vitesh ajo grimon personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar. Por kohët e fundit i është përkushtuar vetes, duke u shkëputur nga profesioni. Pavarësisht paragjykimeve ndoshta, ajo ka zgjedhur të dëgjojë zërin e brendshëm. Ka lindur djalë, por nuk është ndjerë asnjëherë i tillë. Ndihet vajzë dhe madje ka nisur të kryejë edhe disa ndërhyrje kirurgjikale për ndryshimin e gjinisë.

Bëhet fjalë për Amber, e cila ka treguar se i pëlqen shumë vetja pas ndërhyrjeve dhe dëshiron që të bëhet mjaft e suksesshme. Gjatë një interviste të fundit për moderatoren e njohur, Rudina Magjistari, në lidhje me vendimin për të ndryshuar trupin e saj, ajo tregoi: “Kjo nuk ishte e planifikuar, gjithmonë unë kam bërë gjërat që vijnë shumë natyrshëm. Nuk është se i kam bërë gjërat me plan, që unë do bëhem, ose në këtë vit do ndryshoj. Jam ndjerë mirë dhe ashtu siç isha, por në kohën e karantinës që u mbyllëm brenda, fillova të shikoja edhe më shumë internet, “Instagram”.

Duke parë “Instagram”- in, duam s’duam, ne shqiptarët normalisht që duhet të marrim pak nga të huajt, sepse ata janë përpara nesh. Unë mora iniciativën nga Nikita Dragun, e cila është shumë e famshme në New York, ka linjën kozmetike të vetën, është një transgjinor dhe shumë e lumtur me jetën që ka. Unë e lidha profesionin tim me Nikitën dhe thashë pse të mos bëhem dhe unë Nikita shqiptare. Më pëlqen që një pjesë të jetës sime e bëra si Sali, emri im kur kam qenë në trupin e një djali dhe një pjesë tjetër të jetës sime kam qejf ta shijoj si Nikita pse jo dhe nuk dua të humbas asnjë gjë nga pjesa e jetës që kam pasur më përpara.”

Po a ia vlejti ky ndryshim, a ndihesh më mirë tani, e pyeti Rudina? “Po më pëlqen vetja dhe kështu, pse jo, ndihem vetëvetja”, përfundoi ai. Bashkë me rrëfimin e saj për ndryshimin e gjinisë, ju sjellim këtë set fotosh për “Panorama Plus”.