Grimieri shqiptar i Kim Kardashian bë gjestin prekës, dhuron gjënë e tij më me vlerë për të prekurit nga tërmeti
Grimieri i famshëm shqiptar, Mario, apo siç e njohim të gjithë si makeup-artisti i Kim Kardashian, ka vendosur të bëjë një gjest mjaft human për të prekurit nga tërmeti që goditi Shqipërinë.
Ai ka vendosur të dhurojë gjënë e tij më me vlerë për ta, varësen me shqiponjë të cilën e kishte blerë pas shumë viteve punë.
“Bizhuteria e parë që i kam dhuruar vetes. I kam dhuruar bizhuteri të tjerëve shumë herë, por kurrë vetes time. Një ditë po ecja me vëllain dhe babain në një qendër tregtare për të gjetur një pallto dhe pashë këtë varëse që shkëlqente përmes xhamit. Vëllai më tha të hyja brenda dhe ta shihja. Unë thashë jo, por ai më shtyu dhe më tha: ‘Vëlla ke punuar fort që kur ishe 12 vjeç dhe nuk i ke blerë kurrë vetes bizhuteri. Duhet ta marrësh këtë’. Unë i thashë jo edhe pse kisha dëshirë ta merrja sepse e meritoja. Të gjitha fitimet nga kjo varëse do të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti. Unë mendoj se qëllimi im është ta duash veten dhe të trajtosh veten në mënyrë të barabartë, si dhe ti të tjerët. Jeta është e bukur dhe jam shumë i lumtur që fillova ta jetoj”, shkruan Mario.