Grimieri që jeton në Tiranë për meshkujt që e paragjykojnë: Bëjnë kot si ‘laca’ se në fakt veshin vetë fustane
Dario Doka është një djalë i ri me profesion grimier që ka bërë jo pak zhurmë në rjetet sociale dhe në publik për faktin se e ka pranuar hapur orientimin e tij dhe pasionin që ka për make up-in.
Dario është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku poston video dhe foto nga më të ndryshmet dhe sipas tij kjo gjë ka bërë që ai të jetë më i paragjykuar dhe të përballet me komente, që kryesisht janë kritika dhe ofendime nga më të ndryshmet.
Ai ka “demaskuar” së fundmi meshkujt në Tiranë dhe jo vetëm të cilët e ofendojnë dhe e kritikojnë në publik por që në fakt janë komplet e kundërta në jetën e trye reale.
I ftuar mbrëmë në ‘Explus’, grimieri ka rrëfyer disa nga eksperiencat e tij me njerëzit që e paragjykojnë ku shumica sipas tij janë të një moshë kryesisht të re.
“Ka diçka që unë e kam shpjeguar dhe nëpër emisionet e tjera, flasim për meshkuj me moshë më të madhe që ngacmon ofendon ka diçka brenda vetes sepse dikush që është i sigurt dhe pëlqen vetëm femrat nuk iu intereson se çfarë bën ti. Më ka ndodhur në shumë raste që kur janë shokë bashkë shajnë ndërsa kur janë vetëm…”– u shpreh Dario.
Dario deklaroi se meshkujt të cilët sillen si ‘të fortë’ kanë gjasa që në shtëpitë e tyre të veshin fustane: “Hiqen si laca dhe nga ana tjetër në shtëpitë e tyre ndoshta veshin edhe fustane kështu që nuk i dihet cfarë fshihet pas “trimërisë” që tregojnë në publik”.