Greta Koçi zbulon gjininë e bebushit
Greta Koçi ka zbuluar gjininë e bebushit dhe përmes një postimi në Instagram ka treguar se është në pritje të një djali.
Ajo ka ndarë me ndjekësit fotot nga baby shower, ku pozon me disa tollumbace blu. “Është djalë. Faleminderit nga zemra të gjithëve për urimet tuaja”, shkori këngëtarja në mbishkrimin e videos.
Prej vitesh, Greta ka kurorëzuar dashurinë e saj me partnerin dhe jeton në Vjenë.
“Unë jam martuar tashmë dhe jetoj së bashku me bashkëshortin tim në Austri. Më duket sikur po marr frymë më lirisht. Është një fazë që po jetoj dhe jam jashtëzakonisht shumë e lumtur. Partneri jeton atje, por më origjinë është shqiptar.”– është shprehur Greta para dy viteve, në një intervistë për “ABC e mbasdites”.
Anabelmagazine