Greta Koçi zbulon dëshirën për fëmijë me një numër në mendje, por çfarë thonë studiuesit për këtë?

Greta Koçi i është përgjigjur pyetjes së një ndjekësi për numrin e fëmijëve që do të ketë kur të martohet dhe këngëtarja ka treguar se dëshiron të ketë dy. Shumë e konsiderojnë të pasurit vetëm dy fëmijë si zgjedhjen ideale dhe në fakt ka shumë studiues dhe specialistë të marrëdhënieve brenda familjes, që e mbështesin këtë ide për disa arsye specifike.

Kur ke dy fëmijë është më e lehtë që t’i kushtosh të dyve vëmendje njëkohësisht, pa lënë hapsira që krijojnë idenë e diferencimit tek ta.

Periudha kur fëmijët janë të vegjël është padyshim më e bukura në jetën e një prindi sepse i sheh ndryshimet e tyre çdo ditë. Por nëse zgjedh të kesh më shumë se dy fëmijë këto vite do zgjasin shumë dhe përveç lumturisë që japin, janë edhe shumë të lodhshme.

Jeta është e shtrenjtë dhe nëse prindërit nuk punojnë të dy është e vështirë që të krijosh kushtet perfekte për shumë fëmijë.

Të kesh 2 fëmijë ndikon mirë edhe tek vet ata pasi luajnë bashkë gjatë gjithë kohës dhe askush nuk mbetet jashtë.

Megjithë arsyet e lartpërmendura në fund të ditës nuk ka asgjë rëndësi veç dëshirës së prindërve për familjen e tyre. Sado e madhe dhe e vogël të jetë, përsa kohë është e lumtur, gjithçka është në rregull./revistawho.com