Greta Koçi qenka fejuar prej kohësh, së shpejti martohet me partnerin nga Austria

Greta Koçi, një artiste e njohur dhe shumë e dashur për publikun.

Ajo për vite me radhë jetën private e ka mbajtur hermetikisht të mbyllur, shkruan nzoom.biz.

Por, këtë herë nuk ndodhi njësoj dhe asaj i’u zbuluan disa gjëra nga jeta e saj private.

Këngëtarja shqiptare, prej kohësh rezulton të jetë e fejuar por këtë e paska mbajtur të fshehtë e n’ZOOM arriti ta zbulojë.

Portali nzoom.biz nga burime të sigurta pranë Gretës ka mësuar se ajo së shpejti i jep fund beqarisë duke u martuar me të riun nga Austria.

Të njëjtat burime pohojnë se i fejuari e mbështet atë në profesionin e muzikës dhe e shoqëron Gretën në mbrëmjet e ndryshme që ajo ka.

Ne i urojmë çiftit jetë të gjatë e të lumtur. /nzoom.biz