“Greta, e dërguar për t’na shpëtuar”, del fotoja e 1 shekulli më parë
Një foto 120 vjeçare ka ngritur dyshime mbi aktivisten e ndryshimeve klimatike vetëm 16-vjeçare, Greta Thunberg. Fotoja tregon tre fëmijë që punojnë në një minierë ari në Yukon, të Kanadasë dhe u mor rreth vitit 1898.
Ajo u gjet në arkivat e fotografive të Universitetit të Washingtonit. Sikurse shihet njëra prej vajzave ka një ngjashmëri të paparë me Gretën. Kjo mund të jetë një rastësi, por duhet thënë që është tepër e çuditshme.
Teoricienët e konspiracioneve kanë pohuar se Greta Thunberg është një udhëtare kohe, e dërguar nga e ardhmja për të na shpëtuar.
Greta aktualisht po drejton akuzën për ndryshimin e klimës.
Ajo udhëtoi me varkë nga Evropa në SHBA në fillim të këtij viti dhe po planifikonte të shkonte në një konferencë të rëndësishme mjedisore në Kili.
Greta ka frymëzuar një brez për të vepruar kundër ndryshimeve klimatike, duke nxitur biseda të zjarrta në disa prej platformave më të mëdha në botë. Një vit më parë, ajo doli nga shkolla vetë dhe paralajmëroi prindërit dhe mësuesit e saj se nuk do të ktheheshin në mësime derisa të rriturit të fillonin të punonin për t’i dhënë fund krizës klimatike.
Në fillim të këtij viti, asaj iu bashkuan miliona njerëz nga 150 vende të globit duke protestuar për mungesën e veprimeve për ndryshimin e klimës./oranews/