Greiss Petrovic shtatzënë, pozon pranë pemës me barkun e rrumbullakosur


“Dhuratat më të mira nuk janë gjithmonë poshtë pemës. Gëzuar Vitit e Ri 2018!”, ishte kjo kartolina e urimit që modelja dhe sipërmarrësja e njohur, Greiss Petrovic ndau me miqtë në Instagram, pak orë pas ndërrimit të viteve. Me veshjen e kuqe, që simbolizon këtë festë dhe barkun zbuluar, ajo njoftoi kështu ndjekësit se është shtatzënë, në pritje për t’u bërë nënë. Greiss, e cila menaxhon biznesin e saj ”Grace Models”, ka marrë shumë urime edhe nga personazhe VIP.