Graniti flet për Fifin dhe lidhjen e dashurisë jashtë shtëpisë

Graniti ka dhënë një intervistë për “Prive” dhe ka folur ndër të tjera për raportin me Fifin. Ai tha se ka shoqëri me Fifin, por angazhimet profesionale kanë bërë që të mos takohen shpesh.

“Shkruhemi ndonjëherë por nuk takohemi shpesh sepse ajo ka angazhime koncerte në Tiranë, unë punë në Prishtinë”, tha ai.

Ndërsa kur u pyet se kush duhet ta fitojë “Big Brother VIP”, Graniti tha se dëshiron shumë ta fitojë Donaldi, por beson se do e fitojë Iliri.

Ndërsa për lidhjen që pati jashtë, ai pranoi (indirekt) se nuk është më me të./revistawho.com