Granit Xhaka së shpejti baba për herë të parë, bashkëshortja e tij në pritje të ëmbël
Mbrëmjen e djeshme futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhaka ndau me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale një lajm të gëzueshëm. Ai ka treguar se shumë shpejt do të bëhet baba, pasi partnerja e tij Leonita është në pritje të ëmbël. Graniti ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, në të cilën ai dhe Leonita shfaqen duke përkëdhelur barkun e rrumbullakosur. “Mami dhe babi po presin për ty”, ka shkruar futbollisti bashkangjitur fotos.
Ai nuk ka bërë me dije gjininë e fëmijës dhe as kohën se kur mund të vijë në jetë. Kjo është hera e parë për Granitin dhe Leonitën që provojnë ndjesinë e të qenurit prind. Çifti i njohur kanë gati 2 vite të martuar, sepse në korrik të 2017-tës kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni shumë private në Prishtinë. /revistawho.com