Granit Xhaka, romantiku i fundit uron bashkëshorten me fjalët e një poeti

Që pas publikimit të fotove të dasmës madhështore, Grantik Xhaka dhe bashkëshortja e tij, Leonita, kanë qenë tepër aktivë në rrjete sociale. Edhe pse totalisht i dedikuar pas karrierës së tij si futbollist, Graniti ka vërtetuar se është një bashkëshort shumë i përkushtuar ndaj familjes.

Në ditën e ditëlindjes së Leonitës, futbollisti shqiptar ka vendosur t’i bëjë asaj një urim publik, me një video dhe një shkrim shumë romantik. “Për vajzën që më ndihmoi ta kuptoj definicionin e jetës në thelb. Ditëlindja jote është një ditë shumë speciale për mua dhe shumë e rëndësishme për ne të dy, shkruan Who. Të dua shumë bukuroshja ime, zemra ime dhe vetë jeta ime. Shpresoj që të gjitha dëshirat e tua të plotësohen, të uroj që të gjithë ëndrrat e tua të bëhen realitet. Shumë urime ditëlindjen dhe së bashku të festojmë të gjitha ditëlindjet e tjera. Të dua”, ka shkruar Graniti krahas videos, duke prekur të gjithë ndjekësit e tij me fjalët e ëmbla. Duke parë këtë urim, jemi kuriozë të dimë çfarë dhuratash do të marrë Leonita nga bashkëshorti i saj.