Granit Xhaka merr dhuratën më speciale nga bashkëshortja

Granit Xhaka dhe Leonita janë një nga çiftet më simpatikë të showbiz-it. Ata shpesh ndajnë momentet nga përditshmëria me ndjekësit e tyre dhe dedikojnë fjalët më të ëmbla për njëri-tjetrin. Përveç fjalëve të ëmbla që tërheqin vëmendje, apo pushimeve luksoze që bëjnë dy të rinjtë, së fundmi ka rënë në sy një detaj shumë i bukur që Leonita ka ndarë më të gjithë. Një dhuratë shumë speciale i është dhuruar dy të dashuruarve me rastin e festave. Një kalendar me foto nga dasma e tyre duket se e ka emocionuar shumë partneren e futbollistit, shkruan Who. Nëse edhe ju doni të surprizoni personin e zemrës këtë fundvit, por nuk e dini ende si, mbase një kalendar me momente speciale për ju, të ruajtura në foto do ta bënte shumë të lumtur.