Granit Xhaka është baba tipik vajzash, dedikimi i ëmbël që i bën së bijës
Granit Xhaka është një futbollist i suksesshëm, po aq sa është edhe një baba i përkushtuar.
Në 2 vjetorin e lindjes së vajzës së tij, Graniti i ka bërë asaj një dedikim me fjalë që çdo babai i burojnë prej zemre.
“Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im i bukur. Akoma nuk mund ta besoj që ti tashmë je 2 vjeçe. Jam më shumë se i bekuar që kam vajzën më të mirë së bashku me motrën tënde të vogël. Unë do të jem gjithmonë në krahun tënd. Të Dua”, shkruan futbollisti i njohur teksa ka postuar këtë foto me të bijën, Ayana.
Xhaka, i cili luan për kombëtaren zviceriane, është baba i dy vajzave të vogla./revistawho.com