Graciano Tagani mbetet pa punë: “Albi Nako më pushoi me një mesazh, s’e prisja këtë nga një mik”
Graciano Tagani nuk është më pjesë e trupës së balerinëve profesionist të Albi Nakos. Në një intervistë për emisionin “Thumb”, që do të transmetohet e plotë të shtunën, Graciano rrëfeu se Albi e kishte pushuar nga puna. Mirëpo, duket se balerini nuk është aspak i lumtur me mënyrë sesi iu komunikua, duke sqaruar se e kishin njoftuar vetëm me një mesazh në telefon. “Nuk jam më, tashmë prej tre javësh. Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga WhatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën” shprehet ai, sipas IconStyle. Prej disa vitesh, Graciano Tagani ka qënë pjesë e trupës së balerinëve të Albi Nakos. Ai u shkëput për pak kohë, për eskperiencës në spektalit “Dancing With The Stars”, por u rikthye sërish në “Klan”.