Graciano Tagani flet për orientimin e tij seksual: “Mes shumë balerinëve gej, unë jam…”
Balerini Graciano Tagani i ftuar në emisionin “Një kat më lart” tregoi eksperiencën e tij të gjatë në ekranet tona televizive. Madje ai foli edhe për raportin e tij me femrat dhe orientimin e tij seksual nisur nga fakti që në jo pak raste është komentuar. Ndërsa po fliste për zhveshjet e disa balerinave, Graciano rrëfeu se për të nuk është surprizë për vet faktin se ai i ka parë gjithmonë duke u zhveshur. “Kur je në një trupë baleti nxiton për numrin e radhës. Shikon veten, tjetrën, ajo është me cica jashtë dhe i thua ec vazhdooo!Na është bërë cica si faqe”, tha duke qeshur Graciano.
I ngacmuar nga moderator i emisionit, balerini i njohur foli edhe për faktin që vajzat në realitet janë shumë ndryshe nga ajo që shfaqen në rrjetet sociale dhe sipas tij këtë e bëjnë edhe për shkak të nevojës së tregut.
Për herë të parë Graciano foli në këtë emision edhe për ngacmimet homoseksuale brenda një trupe baleti. “Unë jam përfolur shumë herë për orientimin tim seksual nisur nga fakti që në ditët e sotme shumë balerinë kanë prirje gej”, shkruan Icon Style. “Më kanë provokuar, më kanë ngacmuar, por kanë marrë përgjigjen e duhur”, citohet të jetë shprehur Graciano.