Graciano shpërthen ndaj Teas: “Të gjithë shanin Anën, por Tea bëri veprimin më të ndyrë”
Në rubrikën “Trotuar” në “E diell” është diskutuar lidhja e fshehtë që Tea kishte me Beartin jashtë emisionit ndërkohë që doli çift me Andin.
Gjatë debatit në studio, Graciano ka shpërthyer ndaj Teas, duke e krahasuar me Ana Lleshin. Ai e ka quajtur të ndyrë veprimin që ka bërë Tea.
“Doja të krahasoja Anën dhe Tean. Ana ishte personi më real, më moskokëçarës, ka thënë çdo gjë, llafe turpi. Kurse Tea dukej zonjë, e edukuara e dheut, e kulluara e shekullit. Ndërkohë të gjithë shanin Anën, ajo ishte e keqja, ndërsa Tea që rrinte këmbë përmbi këmbë dhe vetëm se ishte me sy bojëqielli dhe e lezetshme, ishte e mirë. Kamuflazhi është gjëja më e ndyrë që një njeri mund të bëjë. Jemi në 2021, njeriu ka të drejtë të dashurojë. Tea mund të dilte ta tregonte dhe jo ta kamuflonte deri ditën e fundit kur u kap me presh në duar”, tha Graciano.